Kategoria Superiore/ Kastrioti-Tirana 2-3 | ||||
|
Nje ndeshje me plote emocione ajo e luajtur ne stadiumin e Krujes. Tifozeria vendase ne mbeshtetje te idhujve te tyre kerkonte me cdo kusht fitoren e dyte rradhazi, por perball kete here nuk ishin pogradecaret, por bardheblute e Tiranes. Vendasit kerkojne qe ne minutat e para golin, por disa here mbrojtesit bardheblu e dy here portieri Ilion Lika nuk i kane lejuar te shenojne golin e avantazhit. Miqte nga kryeqytetit mundohen ti kunderpergjigjen me Gilman Liken dhe Bekim Balen. Sulmet intensive te vendasve do te shperblehen ne minuten e 42-te. Sulmuesi Bruce Inkango do te realizoje nga pika e bardhe e penalltise duke kaluar ne avantazh 1-0. Pjesa e pare perfundon me fitoren minimale te krutaneve. Pjesa e dyte eshte me e bukur me raste nga te dy ekipet. Trajneri Shehu largon Xhihanin dhe Sefen e ne vend te tyre aktivizon Plakun dhe Mucollarin. Ne minuten e 48-te, Bekim Bala do te barazoje per bardheblute. Ne te 66-ten, do te jete shkodrani tjeter Gilman Lika qe do ti japi avantazhin minimale ekipit te trajnerit spanjoll Rubio. Kastrioti nuk do te pajtohej me kete rezultat dhe ne minuten e 78-te, sulmuesi Bruce Inkango do te shenoje golin e barazimit dhe te dytin pesonal per kete ndeshje. Kur mendohej se gjithcka do te perfundonte ne b arazim Dushku do te shenoje golin e trete dhe te fitores per Tiranen. Mbas javes se dyte te dy ekipet si Kastrioti dhe Tirana kane nga tre pike. Kel Naraci Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4131 |