Ekskluzive/ Renato Hyshmeri: Golin per “Kapon & Xhaxhursit” | ||||
|
Mesfushori i talentuar elbasanas qe kete sezon u trasferua te durrsaket ka shenuar golin e pare zyrtar me fanellen e Teutes. Nje nga perforcimet me efikase qe presidenti Hasanbelliu beri ne merkaton e veres ishte afrimi i talentit elbasanas ne ekipin e tij dhe besimin e treguar ndaj tij, Hyshmeri deri me tani ne dy ndeshjet e para ja ka shperblyer me se miri. Nje ndeshje shume te mire ndaj Tiranes dhe golin e fitores ne derbin bregdetar. Fale golit te tij ekipi i drejtuar nga Hasan Lika renditet ne vendin e pare me pike te plota gjashte. Ne linje telefonike per Albaniasoccer.com, Renato Hyshmeri ka folur per emocionin dhe dedikim e golit te tij te pare me fanellen blu te Teutes: “Kam zhvilluar dy ndeshje shume te mira me skuadren time te Teutes. Dua te falenderoj presidentin Hasanbelliu per besimin qe tregoi ndaj meje duke kembengulur qe kete sezone te luaja per ekipin e sponsorizuar prej tij si dhe trajnerin Hasan Lika. Nuk dua te le pa permendur dhe shoket e skuadres pasi loja e futbollit eshte nje loje kolektive dhe i vetem nuk mund te arrish asgje, por vetem fale lojes ne grup mund te arrish objektivat personal dhe te klubit”. “Goli i shenuar sot prej meje eshte nje dedikim per “Kapon & Xhaxhursit”, qe jane shoket e mij te femijerise dhe te lagjes. Ne dy ndeshjet e para ate kane qene ne stadium per te me perkrahur mua dhe gjate kesaj jave ja kisha premtuar nje gole madje dicka te tille e kisha deklaruar dhe ne rrjetin social Facebook. Endrra ime u be realitet. Nje gole per miqte e mij me te mire, per ata qe me kane mbeshtetur e me jane gjendur prane ne momente shume te veshtira ku shume te tjere me kane kthyer dhe kurrizin. Mjafton te shikoje ne stadium sot dhe do te binte ne sy qe ishin mbi 25-cuna te ardhur nga Elbasani posacerisht per mua. Ata me kane dhene nje force me shume ne dy ndeshjet e luajtura deri me tani dhe jane si adrenaline per mua. Dua ti falenderoj e njehere nga zemra, FALEMINDERIT XHAXHURSIT E MIJ”, me keto fjale e ka mbyllur prononcimin e tij ekskluziv per Albaniasoccer.com, shenuesi Renato Hyshmeri. Klevis Bejkolli Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4496 |