Vllaznia/ Hyrja falas per femrat dhe femijet per ndeshjen me Teuten | ||||
|
Vllaznia po pergatitet te bej kthesen ne ndeshjen me Teuten. Atmosfera ne stadiumin “Loro Borici” mendohet te jete shume e nxehte dhe drejtuesit e klubit kuqeblu prej disa ditesh bejne thirrje publike per tifozerine qe te mbushi shkallet e stadiumit. Jo me kot kjo ndeshje u la te luhet te djelen ne oren 17:00 ku ne pjesen e dyte do te ndizen prozhektoret. Drejtuesit e Vllaznise kane vendosur qe hyrja ne stadium per femrat dhe femijet te jete e lire. Kjo do te shtoje interesimin dhe do te bej te mbushet “Loro Borici” me shume se ne ndeshjet e shkuara. Skuadra po vazhdon pergatitjet intensive pasi ndeshja me Teuten eshte vlersuar maksimalisht nga stafi, drejtuesit dhe i gjithe opinioni sportiv ne qytetin e Shkodres. Durrsaket jane te paret ne renditje dhe kete vit kane pretendime te medha. Kjo ndeshje do te jete e fundit per javen e trete te kampionatit dhe premton spektakel e stadium te mbushur plot e perplot.
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3734 |