HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E mërkurë, 27 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ne fokus/ Pazaret e ndeshjes Bylis-Kamza, u bënë nje orë para fillimit të ndeshjes
nga AlbaniaSoccer   E martë, 27 Shtator 2011 17:07   pdfShtypEmail

kamza_lushnja_thumbTurp,turp, turp, një mije herë turp për Fshf-në. Bëhet pazari në dhomën e zhveshjeve të arbitrave në stadiumin e ballshit në prani të Lirim Çukos, i deleguari i Fshf-së. Më se një orë përpara fillimit të ndeshjes nga burime të sakta bëjmë me dije se është bërë një pazar midis drejtuesve të skuadrës së Bylisit dhe gjyqtarëve të ndeshjes, në dhomën e zhveshjes së arbitrave. Ky pazar, ka qenë tepër i mire pritur nga ana e tre gjyqtarëve, bile edhe të vetë delegatit të FSHF-së, z.Lirim Çuko, që ka qënë i pranishëm këtu gjatë kësaj bisede. Premtimi ka qënë 200.000 lekë të reja, nga fondi i premios të ekipit. Të gjitha këto maskarallëqe janë bërë në kohën kur skuadra e Kamzës, nuk kishte mberritur ende në stadium. Edvin Hoxha, nuk mund të bëhet “kamikaz” për të tjerë, pasi ekipi i Kamzës dhe presidenti Qarri i ka lekë djerse dhe jo lekë droge apo tjetërsoj. Për të zhvilluar këtë ndeshje skuadrës së Kamzës ju deshën të shpenzonin rreth 300.000 lekë, hoteleri, ushqim, fjetje, etj. Klubi ynë i futbollit nuk do të tolerojë asnjë të tallet me djersën dhe lojën e bukur të skuadrës sonë, të punës së palodhur të trajnerit Ernest Gjoka, që me ndihmën e presidentit të klubit, ka mundur të ndërtojë një skuadër me lojtarë cilësorë e me përvojë, si Fatjon Tafaj, Sokol Ishka, Klevis Dalipi, Artan Karapici, Yanuar Zyambo, Eleandro Pema, Marjan Belchev, Henri Ndreka, Ardit Beqiri, Rraman Hallaçi, Arben Likmeta, Arbër Capa etj, lojtarë këto me një përvojë mbi 10-vjeçare dhe që kanë luajtur me ekipët më të mira të Shqipërisë. Xhaketat e zeza, ushtruan një dhunë psikologjike tek lojtarët tanë dhe kanë ndikuar qëllimshëm në rezultatin e lojës. Vlen të përmendim penalltinë, e cila qe një fantazi e gjyqtarit kryesor Edvin Hoxha, po ashtu edhe dhënia e golit të fitimit të Bylisit , që ishte një ofsajt i dukshëm pasi lojtari Abazaj ndodhej më shumë se dy metra në thellësi të mbrojtësve të Kamzës. Nuk mund të lemë me kaq, pasi janë ndëshkimet me faulla e ofsajde kundra Kamzës, pa llogaritur edhe pese kartona të verdhe e një të kuq. Të gjitha këto tregojnë më së miri njëanshmërinë e këtyre gjyqtarëve dhe faktojnë edhe justikimin e parave të marra. Klubi i futbollit të Kamzës i kërkon Fshf-së dhe organeve kompetente të marrë masa urgjente për penalizimin e këtij gjyqtari, pasi në çdo ndeshje po vërrehet ky fenomen e aq më tepër që ende kampionati eshte ne ndeshjet e tij te para, e këta xhaketa(faqe)zinj, po vendosin fatin e ndeshjeve. Humbja në Ballsh qe më shumë një vjedhje sesa rrjedhojë e lojës së ballshiotëve. Me të tilla arbitrime nuk penalizohet vetëm Kamza, por një herë tjetër do ta pësojë edhe vetë Bylisi apo ndonjë ekip tjetër. Megjithatë ekipi ynë do të luajë gjithnjë sipas rregullores, ndërsa apeli i klubit tonë është që të merren sa më shpejt masat e duhura që çdo skuadër të marrë atë që merriton e jo të favorizohet e të penalizohet, siç na ndodhi ne në Ballsh.

FC Kamza


busy
komente