Kategoria Superiore/ Shkumbini – Tomori 6-2 | ||||
|
Shkumbini eshte “tallur” me Tomorin ne Peqin dhe e ka mundur me rezultatin e thelle 6-2. Roland Dervishi ka qene heroi i padiskutueshem i ketij takim me pese golat e shenuar. Ndeshja e luajtur ne stadiumin e Peqinit nisi shume shpejt. Ne minuten e 2-te gjyqtari kryesor akordoi nje penallti per Shkumbinin dhe nxori me karton te kuq mbrojtesin beratas Krasniqi. Dervishi shenoi nga pika e bardhe. Goli i dyte erdhi pas dy minutash me te njejtin autor Roland Dervishin. Miqte nga Berati u shastisen nga kjo nisje dhe me 10-te lojtare nuk kishin cfare te benin me shume. Per minuta me rradhe u be nje loje e vaket ne fushe. Bakiu ne minuten e 27-te ndezi shpresat e Tomorit ku pas nje kundersulmi te shpejt mposhti Kotorrin. U duk se ndeshja u rihap dhe beratasit moren zemer per disa minuta. Dervishi ne minuten e 38-te shenoi nje super gol dhe riktheu qetesine per peqinasit. Pjesa e dyte nisi shpejt me nje gol te Celes ne minuten e 49-te pas krosimit nga Caushaj. Ndeshja u rihap per here te dyte. Shkumbini pa zgjatur shume me nje gol te Shenaj i hoqi cdo shprese beratasve kur ne minuten e 57-te shenoi golin e katert. Ketu ndeshja thuajse ka mbaruar. Ne minuten e 64-te Llani ndeshkohet me karton te kuq dhe gjyqtari jep nje tjeter penallti per vendasit. Dervishi shenon golin e peste ndersa te gjashtin e realizon ne minuten e 5-te shtese. 6-2 mbaron kjo ndeshje dhe Tomori kupton se do te jete e veshtire mbijetesa. Gjate takimit tifozet beratas kane krijuar edhe momente tensioni dhe pas koreve ofenduese ndaj gjyqtareve policia i ka nxjerre jashte stadiumit ne minutat e fundit te ndeshjes. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3540 |