Kategoria Superiore/ Tomori – Laci 0-1 | ||||
|
U luajt sot ne stadiumin “Roza Haxhiu” te Lushnjes pa pranine e sportdashesve ndeshja mes Tomorit dhe Lacit. Miqte kane fituar fale nje penalltie te shenuar ne pjesen e pare dhe kane marre tre pike te cmuara qe tani i kane ngjitur ne vendet e para te klasifikimit. Ka qene minuta e 34-te kur kurbinasit kane fituar nje 11-metersh qe me pas u kthye ne gol nga Trajkovic. Pjesa e pare u shoqerua nga pak raste per shenim ndersa ne te dyten terreni i renduar beri qe ne fushe te kishte perplasje dhe dyluftime te ashpra. Tomori e nisi vrullshem ne pjesen e dyte dhe beratasit kerkuan me cdo kusht te barazonin. Trajneri Memushi qe zevendesoi Daiun e dorehequr beri disa levizje per te ndryshuar aq sa mundej ne skuadren e tij qe spo funksiononte si duhej. Mbrojtesi Shameti i la vendin Bakiut qe i dha me shume shpejtesi sulmit. Shtylla dhe traversa ndihmuan Lacin te mos barazohej rezultati. Ne minuten e 63-te nje nga mbrojtesit e Lacit ne perpjekje per te mos lejuar Milen te shenonte per pak sa nuk shenoi autogol por topi u ndal ne traverse. Pak minuta me pas kurbinasit ngelen me 10-te lojtare pasi qendermbrojtesi Buljan mori dy kartona te verdhe. Tomori beri shume perpjekje por mbrojtja e Lacit beri rezistence. Dy minuta para fundit Mile per pak sa nuk barazoi por edhe topi i goditur me koke prej tij u ndal e shtylle.
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3637 |