Kategoria Superiore/ Dinamo – Shkumbini 0-0 | ||||
|
Dinamo-Shkumbini ndeshja e luajtur ne stadiumin “Selman Stermasi” ka perfunduar me rezultatin e bardhe 0-0. Blute e kryeqytetit me kete rezultat jane zhytur akoma me thelle ne krizen e ketij viti. Tani skuadra e Faruk Sejdinit po kupton se do ta kete te veshtire te mbijetoje ne Superiore kete sezon. Ndeshja ka nisur vrullshem per miqte nga Peqini qe i kane shkuar golit prane qe ne minuten e pare me ane te Mustafajit. Dinamo ka nisur te reagoje dhe me Kulin e Asllanin ka tentuar te behet e rrezikshme per Shkumbinin. Blute e Sejdinin kane qene te rrezikshem nepermjet goditjeve standarte dhe ne disa raste kane qene duke perfituar pas daljeve te pastudiuara nga portieri peqinas Elvis Kotorri. Pjesa e pare u mbyll me rezultatin 0-0 dhe me shume pak raste te pastra per shenim. Ne te dyten ishte e njejta panorame ne fushen e lojes. Ndryshimi vetem erdhi ne mesfushe ku loja u be me e ashper. Me kalimin e minutave peqinasit u terhoqen ne mbrojtje per te mbrojtur rezultatin ndersa Dinamo kerkoi te gjente golin. Ne minuten e 74-te Kuli vuri ne prove Kotorrin me nje gjuajtje nga larg qe u grushtua prej tij. Ne minuten e 84-te Imami per pak sa nuk shenoi per dinamovitet por gjuajtja e tij perfundoi pak centimetra mbi kuadrat. Deri ne fund rezultati ngeli i pandryshuar nderkohe qe te dyja ekipet ndane me njera tjetren nga nje pike. Dinamo pas kesaj ndeshje ngelet e fundit me -1 pike, pas tre pikeve te hequra nga Uefa si penalitet, ndersa Shkumbini ndjehet me komod ne renditje ne kuoten e 7 pikeve.
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3673 |