Vllaznia/ Kryebashkiaku Shkodres prezanton Rudi Vaten | ||||
|
Kryebashkiaku Lorenc Luka ka prezantuar trajnerin e ri te Vllaznise, ish futbollistin e njohur shkodran Rudi Vata. Ai ka marre drejtimin dhe besimin e plote te bordit mbikqyres qe merret me skuadren e futbollit. Kryebashkiaku Shkodres ka deklaruar se Vata do te kete mbeshtetje te plote nga drejtuesit e klubit dhe ai theksoi gjithashtu se Vllaznia mbetet pretendente per titullin kampion. Vata ne diten e tij te pare si trajner i Vllaznise pranoi problemet qe skuadra ka te cilat sipas tij duhen kaluar me pune dhe me kohe. Ai nisi sot punen per te bere gati skuadren me te cilen do kerkoje te rikthehet ne majat me te larta te futbollit shqiptar.
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3705 |