Në Fokus / Sharrje ndaj Maqedonisë në Peqin, digjet flamuri ne Korçë | ||||
|
Gjate dy ndeshjeve prej kater ndeshjeve te Kategorise Superiore qe u luajten diten e hene ne Korçe dhe ne Peqin, tifozerite vendase nuk hezituan qe te dilnin hapur me banderola te cilat permbanin mesazhe ofenduese ndaj Maqedonise. Ne Peqin, grupi “Besniket” kishin dale me pankartën “Take That Monkey – Donia” dhe ngjitur me titullin shfaqej fotoja e bananes. Nderkohe, ne Korçë, tifozat “Ujqerit e Debores” kerkuan djeg-jen e flamurit Maqedonas, ne perkrahje solidarizuese te gjithe tifozerise dhe kombit Shqiptar per te denuar aktet antiraciste qe tifozat Maqedonas kishin shfaqur ne ndeshjen miqesore Maqedoni-Shqiperi te luajtur ne Prilep muajin e kaluar. Flamuri Maqedonas, me pas u sekuestrua nga forcat e rendit. "Ujqerit e Debores" nuk e perfunduan ketu aventuren e tyre, por ata nxorren nje parulle qe shkruante: "Fuck You Macedonia", e cila u dogj ne shenje proteste ndaj grupit te tifozerise Maqedonase "Majmunet". Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4328 |