Sokol Cikalleshi : Në Krujë vetëm per fitore | ||||
|
Talenti kavajas Sokol Cikalleshi ka lënë pas dëmtimin që ka pasur dhe tashmë është i gatshëm për trajnerin Duro për trasfertën e Krujës me Kastriotin. Sulmuesi në një bisedë për Albaniasoccer.com ka pohuar se : “ Tani ndihem më mirë. E kam lënë pas atë dëmtim që më ka mbajtur larg fushave të lojës. U aktivizova disa minuta në pjesën e dytë në ndeshjen me Apolonine, megjithëse isha i dëmtuar. Mezi po e pres ndeshjen e rradhës me Kastriotin. Më hajnë këmbët. Dua të vrapoj dhe të shënoj për skuadrën time, që ta ndihmoj në realizimin e objektivave që na ka vënë presidenti Bizhdili. Nga Kruja do te largohemi vetëm me pikë. Në këtë trasfertë do jemi tjetër skuadër dhe nuk do të përsërisim gabimin që bëmë me Apoloninë†ka përfunduar bisedën e tij Cikalleshi. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3899 |