Tirana/ Kriza financiare nuk ka zgjidhje ! | ||||
|
Dite te vështira për Tiranen e futbollit dhe shumesportin bardheblu. Atëherë kur mendohej se financat ishin zgjidhur njëherë e mire, pas premtimit te kryetarit te ri te Bashkise, si aksionerja me e madhe e klubit te futbollit te Tiranes, lojtaret e saj si dhe stafi teknik prej dy muajsh nuk marrin rrogat, gjë qe ka sjelle edhe rebelimin e tyre, duke kërcënuar me largimin drejt ekipeve te tjera ne merkaton e janarit. Ndërkohë, edhe tek shumesporti bardheblu ka filluar vala e shkarkimeve, ku i pari qe e ka pësuar ka qene drejtuesi i saj Vladimir Rada. I kontaktuar nëpërmjet telefonit, drejtori i Sporteve ne Bashkine e Tiranes, Artan Pogoni, deklaroi se largimi është bere si rezultat i reformave ndërsa qartësoi se çështja e financave te skuadra e Tiranes do te zgjidhet se shpejti. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3667 |