Kategoria Superiore/ Java XIV fillon me sfiden Teuta-Tirana | ||||
|
Sektori i garave pranë Federatës Shqiptare te Futbollit ka përcaktuar edhe oraret dhe ditët se kur do te zhvillohen takimet e javës se XIV për këtë fundjave, qe përkojnë edhe me fazën e dyte te superliges shqiptare për këtë sezon. E vetmja përballje qe nuk është përcaktuar është ajo mes Pogradecit dhe Kastriotit, për shkak te motit te keq qe ka përfshirë juglindjen e vendit. Ndërkohë, java e XIV do te hapet me super sfidat Teuta-Tirana dhe Laçi-Vllaznia qe do te luhen ditën e premte. Shkumbini-Bylis dhe Kamza-Flamurtari do te luajnë ditën e shtune, ndërsa te dielën do te zhvillohet vetëm takimi Tomori-Skënderbeu. Java e XIV e superliges mbyllet te hënën ne kryeqytet me takimin Dinamo-Apolonia.
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3594 |