Bashkia e Tiranës pritet të rrisë kapitalin për Klubin e futbollit Tirana. Propozimi i kreut të bashkisë Lulzim Basha do të shqyrtohet në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak, e parashikuar për tu zhvilluar me datën 1-Mars.
Ky vendim parashikon dhënien e një shume prej 80-milionë lekësh Klubit të Tiranës, i cili do të përdoret për nevojat e klubit si për përmirësimin e infrastrukturës, ndërtimin e akademisë, përmirësimin e kushteve të stërvitjes, rinovimin e bazës materiale e nevoja të tjera të adresuara nga drejtuesit e Klubit të Futbollit të Tiranës.
Krahas buxhetit të përcaktuar për Klubin e Tiranës, kryebashkiaku Basha dhe bordi drejtues janë të angazhuar edhe për thithjen e sa më shumë donacioneve dhe për të siguruar një sponsor për Klubin e Futbollit Tirana.
|