Kategoria Superiore/ Tomorri-Pogradeci 4-1 | ||||
|
Tomori mundi Pogradecin me rezultatin 4-1 ne takimin qe mbylli edhe javën e XV te Kategorisë Superiore. Një fitore tepër e rëndësishme për beratasit qe tashme barazohen me Pogradecin, Laçin dhe Kamzen ne kuotën e 14-pikëve ne luftën për një vend ne superlige sezonin e ardhshëm. Te zotet e shtëpisë gjeten golin ne minutën e 35-te, me Endri Bakiun, ndërsa tre minuta nga fundi i pjesës se pare kapiteni, Klodian Arbri, dyfishoi rezultatin. Ne pjesën e dyte liqenoret ngushtuan diferencën me Jahaj ne minutën e 53-te, me këtë te fundit qe realizoi nga pika e bardhe e penalltisë. Pavarësisht golit te pësuar, vendasit rriten presionin drejt portës kundërshtare duke realizuar edhe dy gola te tjerë. Ne minutën e 63-te Arbri shënoi golin e trete për skuadrën me nje rafishate shume te bukur dhe te dytin personal ndërsa ne minutën e 77-te, Mile vulosi rezultatin përfundimtar 4-1. Ne renditjen e përgjithshme Tomori parakalon Pogradecin për shkak te golavarazhit me te mire.
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3417 |