Skenderbeu-Vllaznia 1-1 / Shkodranet humbin dy pike ne Korçe | ||||
|
Me nje fitore te mundeshme sot, kuqeblute mund te ishin ngjitur ne renditje duke lene prapa tyre ne vendin e fundit Laçin dhe Flamurtarin qe barazuan sot ne Vlore. Ne nje fushe te renduar nga shiu i bollshem qe kishte rene ne Korçe keto dite u zhvillua nje ndeshje e pelqyeshme nga te dyja skuadrat. Shkodranet e fillojne ndeshjen me nje presion te madh dhe duket sikur do te shenonin golin e avantazhit ne cdo çast, por ekipi korçar riorganizohet dhe ekuilibron ndeshjen duke rrezikuar porten e Grimes. Pjesa e pare mbyllet ne barazim 0-0. Pjesa e dyte fillon ashtu si e para, ku eshte Vllaznia ajo qe kerkon me insistim golin e fitores. Presioni shkodran do te jape shpejt frytet e veta. Ne minuten 48-te nje aksion i bomberit Sinani i cili me nje tope te perkryer sherben te riun Bala i cili ne pozicion te rregullt i shpeton mbrojtjes korçare dhe me nje gjuajtje te fuqishme pak pa hyre ne zone shenon golin per kuqeblute. Protestat korçare per pozicionin e Bales ishin te shumta si nga lojtaret bardhekuq ashtu edhe nga tifozat. Keto te fundit do te ishin aktoret e nje xhesti te shemtuar qe rikthehet shpesh ne fushat e blerta shqiptare. Nga shkallet e stadjumit filluan te vinin ne drejtim te anesorit sende te forta dhe arbitri kryesor detyrohet te nderpres lojen per disa minuta. Pasi erdhi qetesimi i tifozave ndeshja rifilloj normalisht dhe nga ky moment ndeshja behet edhe me e bukur kur korçaret kerkojne barazimin dhe shkodranet kane disa raste per te dyfishuar rezultatin. Pas disa zevendesimeve nga te dyja palet qe nuk sollen asgje te re ne fushe ndeshja shkon drejt fundit me rezultatin 0-1, por pikerisht ateher kur mendohej se gjithcka kishte mbaruar mberrine nje kros i kapitenit Shkembi dhe ne zonen e rreptesise kuqeblu gjendet i vetem dhe i harruar Lako nga mbrojtesit kuqeblu i cili shenon golin e barazimit dhe çone ne delir tifozet korçare. Deri ne kete moment u duke sikur Vllaznia i kishte zgjidhur disi problemet dhe po rikthehej ne nje ekip te denje per emrin Vllazni, por problemet e vjetra ne repartin mbrojtes i lejuan Lakos te shenonte golin e barazimit. Edhe pse lojtari me i mire per ekipin kuqeblu ishte nje mbrojtes dhe pikerisht Elvin Beqiri. Nje loje te mire zhvilluan edhe mesfushori Nallbani per Vllaznine dhe mbrojtesi shkodran i Skenderbeut, Ervis Kraja.
Skenderbeu-Vllaznia 1-1 (Lako 91 / Bala 48)
Skenderbeu : 1-Tomasiç, 15-Doku, 12-Kraja, 6-Lako, 17-Cajku. 25 Djarmati (34-Licaj 69’), 29-Rukavina (13-Cipi 55’),10-Shkembi(kap), 5-Gjondeda. 8-Frasheri, 9-Guerrib Trajner : Gerdi Haxhiu
Vllaznia : 1-Grimaj, 4-A.Beqiri, 18-E.Beqiri, 15-Rustemaj, 13-Hallaçi. 7-Shtubina, 5-Osja, 20-Nallbani, 22-Doçi (21 Rajoviç 46’), 19-Bala, 9-Sinani (17 Sykaj 90’) Trajner : Roland Luçi
Kartona te verdhe : Rukavina, Osja, Sinani
Kel Naraci Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4330 |