Armando Duka : Nuk ka kerkese zyrtare per krijimin e liges profesioniste | ||||
|
Çdo kërkesë qe ka lidhje me interesa te ngushta politike personale dhe private nuk prodhon gjë te mire ne futbollin shqiptar. Është ky komenti i kreut te federatës shqiptare te futbollit ne lidhje me iniciativën e disa presidenteve te klubeve te superliges për krijimin e ligës profesioniste ne Shqipëri. Sipas Armand Dukes deri tani nuk ka një kërkesë zyrtare ne institucionin qe ai drejton nga këto klube. Disa dite me pare drejtuesit e Flamurtarit dhe Pogradecit ishin iniciatorët për krijimin e një lige profesioniste ne futbollin shqiptar. Sipas tyre kjo do te krijonte pavarësi nga federate shqiptare e futbollit ndërsa liga do te krijonte rregulla qe garantojnë korrektësi dhe ndershmëri ne futbollin shqiptar. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3629 |