FIFA/ Shqiperia ne renie te “lire” | ||||
|
Vazhdon tatëpjeta e kombëtares shqiptare ne renditjen e FIFA-s. Kuqezinjtë kane pësuar një tjetër rënie, këtë radhe me kater vende ne klasifikimin e përgjithshëm te organizatës botërore te futbollit për muajin prill. Skuadra e teknikut De Biasi ka përfunduar ne vendin e 84-ter, ne kuotën e 384-pikëve. Gjate kater mujorit te pare te 2012 kombëtarja shqiptare ka pësuar një rënie me dhjete shkalle, ndërsa ne harkun kohor te një viti situata është vërtetë dramatike. Qe nga muaji prill i vitit te kaluar, Shqipëria ka një rënie prej 34-vendesh. Nga rivalet e kuqezinjve ne eliminatoret e botërorit, tre kombëtare nuk kane pësuar asnjë ndryshim nga muaji i kaluar: Zvicra ndodhet ne vendin e 18-te, Norvegjia pozicionohet ne vendin e 24-ter, ndërsa Sllovenia katër shkalle me poshtë. Rënie drastike nga rivalet ne grup e ka pësuar Islanda, minus dhjete shkalle, e pozicionuar ne vendin e 131. Dy vende me poshtë ndodhet Qipro, edhe ajo minus kater shkalle ne renditjen e prillit. Edhe për këtë muaj ne klasifikimin e FIFA-s kryeson Spanja, e ndjekur tashme nga Gjermania dhe Uruguai. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3359 |