Kategoria Superiore/ Fundi i hidhur i Dinamos | ||||
|
Pas 62-vjetësh ekzistence një nga ekipet legjendare te Shqipërisë 18-here fitues e kampionatit shqiptare te futbollit, 13-kupa e 2-superkupa Dinamo e Tiranes e emrave qe shkruajtën historinë si Zihni Gjinali, Iliaz Ceco, Skender Begeja, Vasillaq Zeri, Sulejman Demollari apo Ilir Pernaska u detyrua një jave nga fundi i superliges te përshëndetej nga elita e me te mirëve. Një largim i paralajmëruar këtu e dy vite me pare me probleme te shumta qe nga ato financiare e deri te uzurpimi i ambienteve te saj te stërvitjes. Njeriu qe për 8 vite rresht mbrojti ngjyrat e kësaj skuadre duke fituar disa trofe me blutë Mehdi Bushati shikon te njëjtin skenar si largimin e Partizanit ndërsa mendon se largimi i këtyre dy ekipeve legjendare ka qene thjesht politik. Por a mund ti zëvendësojnë këto dy skuadra qe kane shkruar historinë e futbollit shqiptar ekipet e tjera ne superlgie? Ndërkohe një tjetër futbollist me emër qe ka lënë shenje te Dinamo, Andrea Marko pavarësisht se ka etiketuar largimin e Dinamos si nje Titanik qe i dihej fundi është optimist se shume shpejt nëndetësja do te ringrihet për te qëndruar atje ku i takon.
Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3218 |