I mbledhur ditën e sotme, Komisioni i Disiplinës vendosi t’i heqë tre pikët e ndeshjes me Flamurtarin, takim të cilin nga fitore 1-0 skuadra e Shkumbinit e humbet në tavolinë 3-0 dhe -3 pikë të tjera.
Sjellja e deputetit Dashnor Sula në prag dhe gjatë zhvillimit të ndeshjes me Flamurtarin i ka kushtuar shtrenjt ekipit te Peqinit. Ai eshte denuar për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në raste të përsëritura prej tij, dhe eshte dënuar me pezullim nga aktiviteti për 10-ndeshje dhe 500.000 lekë gjobë, bazuar në nenet 49.2/a dhe 49.3 të KDS.
Ky penalizim e zbret në vendin e dhjetë Shkumbinin në kuotën e 27-pikëve, duke rrezikuar seriozisht zonën e plej-autit.
Por do të jenë ndeshjet e javës së fundit që do të përcaktojnë përfundimisht tre skuadrat e zonës plej-aut dhe skuadrën tjetër veç Dinamos që bie automatikisht nga Kategoria Superiore.
|