Skenderbeu kampion i Shqiperise per te treten here | ||||
|
Ekipi i Skendebeut me ne krye presidentin Agim Zeqo eshte shpallur kampion i vendit per te dytin vite rradhazi me 57-pike te grumbulluara ne XXVI jave. Kjo ishte hera e trete here ne historine e tyre qe korcaret dalin kampion te Shqiperise. Skenderbeu ka mundur ndeshjen e fundit ekipin e Pogradecit me rezultatin 3-1 ne nje ndeshje te dominuar totalisht nga kampionet ne fuqi te vendit. Golat për kampionët u shënuan nga Xhafaj në minutën e 5-të dhe të 48-të, ndërsa pak sekonda nga përfundimi i pjesës së parë Shkëmbi realizoi nga pika e bardhë e penalltive. Barazimi për pogradecarët u vendos përkohësisht falë golit të Eminhazirit në minutën e 39-të. Kjo humbje rrëzon automatikisht liqenorët në Kategorinë e Parë. Teuta e Durrësit luajti në Krujë përballë Kastriotit vendas dhe fitoi 2-1. Dy golat për nënkampionët u shënuan nga Hyshmeri dhe Mancaku përkatësisht në minutën e 17 dhe ‘48, ndërsa për krutanët shënoi Ctekovic në minutën e 39. Fitorja e durrsakëve u zhvlerësua nga rezultati i Pogradeci-Skënderbeu. Gjithsesi Teuta, me 56 pikë, shpallet nënkampione e Shqipërisë. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3822 |