HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E martë, 26 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Vllaznia/ Shpetim Duro apo Armando Cungu ne krye te kuqebluve?
nga AlbaniaSoccer   E diel, 27 Maj 2012 15:51   pdfShtypEmail

Shpetim_DuroMund të jetë edhe një emër i tretë, ende pa dalë në dritë, por rëndësi ka që Vllaznia synon që ta mbyllë me trajnerin që ditën e sotme, pra ditën e diel.

Shpëtim Duro dhe Armando Cungu janë kandidatë për stolin, ndërsa drejtuesit janë duke zhvilluar bisedimet e fundit. Më parë, u largua nga gara Artan Bushati, ish-trajner i Vllaznisë dhe i ekipit përfaqësues U21 (Shpresa), ndërsa tifozët kuqeblu duan më shumë Cungun.

Shpëtim Duro kërkohet edhe nga Kukësi, skuadra e re e Superligës, madje sipas “Sport Ekspresit”, atij i janë ofruar 600 milionë lekë të vjetra për të bërë skuadrën (blerje dhe rroga) si dhe dorë të lirë në formimin e ekipit, por nuk janë dhënë hollësi lidhur me rrogën dhe kohëzgjatjen e kontratës së vetë trajnerit.

Gjithsesi, tek Vllaznia nxitojnë dhe duan ta zgjedhin sa më shpejt trajnerin. Nuk dihet ende mirë nëse do të jetë Duro, Cungu apo do të dalë ndonjë kandidaturë tjetër, e pamenduar deri tani.

Sezonin që sapo u mbyll Vllaznia bëri një paraqitje zhgënjyese, duke qenë krejtësisht jashtë objektivave të saj në kampionat dhe në kupën e Shqipërisë dhe duke arritur suksese vetëm në Ligën e Europës në nisje të edicionit. Shkodranët eleminuan maltezët e Birkirkarasë dhe u eleminuan dramatikisht nga Tun i Zvicrës (0-0, 1-2).


busy
komente