Kategoria Superiore/ Ekipet te ndara për superligen | ||||
|
Ideja për reduktimin e skuadrave te superliges, nga 14, ne 10 skuadra, ka ndare ne mes ekipet pjesëmarrëse, te cilat janë pro dhe kundër kësaj ideje. Ekipet elitare te superliges, si Skënderbeu, Tirana, apo Flamurtari e shikojnë një reduktim te skuadrave, si një rritje te nivelit te kampionatit, shtim te te ardhurave për klubet, te paktën nga e drejta televizive dhe minimizim te tolerancave mes ekipeve. Ndërkohë, skuadrat qe janë kundër formulës se re e shikojnë si jo serioze një ide te tille dhe janë te mendimit se një kampionat me shume ekipe sjell me shume rivalitet dhe lufte sportive. Formula e re e organizimit për kampionatin kombëtar te kategorisë superiore, sezoni 2013-2014 u diskutua zyrtarisht ne komitetin ekzekutiv te Federatës Shqiptare një jave me pare. Deri tani nuk është marre asnjë vendim, duke u dhënë kohe skuadrave pjesëmarrëse dhe propozimeve te tyre paraprake. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3708 |