Tirana/ Ekipi bardheblu “fukara” | ||||
|
Ekipi me me shume tituj kampion ne Shqiperi Tirana eshte duke kryer pergatitjet per ndeshjen me CS Grevenmacher te Luksemburgut. Ndryshe nga tre ekipet e tjera shqiptare qe do te marrin pjese ne kompeticionet europiane (Skenderbeu-Austri, Teuta-Bullgari dhe Flamurtari-Maqedoni), ekipi i drejtuar nga trajneri spanjoll Hulian Rubio dhe zevendes trajneri Sokol Bulku po zhvillojne nje faze pergatitore ne kushte aspak komode dhe ne temperatura shume te larta ne kryeqytetin shqiptar. Drejtuesit bardheblu nuk kane dashur te shpenzojne dhe kane gjetur zgjidhjen me pak te kushtueshme. Kur na ndajne dhe pese dite nga ndeshja e pare e vlefshme per Europa League bardhebluve i mungon baza materiale. Shumica e topave qe ata bejne stervitje nuk jane te pershtatshem pasi kane dalur jashte funksionit, por qe cuditerisht askush nga drejtuesit nuk e ka vene re dicka te tille. Jo vetem topat por thuajse e gjithe baza materiale qe ndihmon ne kryerjen normale te nje seance stervitore eshte jashte standarteve. Ne perballjen me ekipin nga Luksemburgu bardheblut do te luajne me fanellat e vjetra dhe ti luten ZOTIT qe mos ti griset ndonjerit fanella se veshtir do jete te gjejne nje tjeter po me te njetin numer. Nje ekip si Tirana meriton me shume vemendje dhe me shume respekte nga ata qe e drejtojne. A eshte e vertet qe ekipi bardheblu eshte kaq shume “fukara” !? Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4264 |