Shkumbini/ Magani prane rikthimit ne shtepi? | ||||
|
Gugash Magani me shumë gjasa do të jetë trajneri i ardhshëm i Shkumbinit. Një gjë e tillë është bërë e njohur dje nga burime të besueshme pranë klubit, ku për momentin trajner është Klodian Dervishi. Mësohet se marrëveshja me Maganin është shumë pranë, pasi palët kanë rënë parimisht dakord dhe pritet vetëm zyrtarizimi me firmosjen e kontratës. Për Maganin ky është një rikthim në shtëpi, pas aventurës të suksesshme me Flamurtarin dhe Besën e Kavajës. Në këtë mënyrë, klubi bardhekaltër po vijon me strategjinë e nisur një sezon më parë, ku u besoi lojtarëve të ardhur nga skuadrat zinxhir. Objektivi i palëve është mbijetesa në Kategorinë Superiore. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3265 |