Trukimet/ Tirana: Mbështesim hetimin | ||||
|
Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Klubi i Futbollit Tirana ka konstatuar se kjo akuzë është një vazhdimësi e një fryme të përgjithshme negative e Federatës Norvegjeze kundrejt bardhebluve që ka startuar që në ndeshjen e parë të turit të dytë mes Tiranës dhe Alesundit. Drejtuesit e klubit bardheblu theksuan se humbja 5-0 erdhi si pasojë e shumë faktoreve që ndikuan negativisht mes të cilave ishte dhe terreni sportiv i ndryshëm nga ai i yni. Gjithsesi drejtuesit e Tiranës kanë pohuar se klubi kryeqytetas do të jetë në gadishmëri të plotë për mbarëvajtjen e këtij hetimi. Madje në deklaratë thuhet se edhe klubi shpreson në zbardhjen sa më shpejt të fakteve si dhe në nxjerrjen përpara drejtësisë të përgjegjësve të këtij akti në rastin se ka të tillë. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3200 |