HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E martë, 26 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Merkato/ Elvis Sina : Flamurtar, me prit deri ne fundjave
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 23 Gusht 2012 08:49   pdfShtypEmail

Elvis_Sina-stervitjeKuqezinjtë vlonjatë, nën drejtimin e teknikut Shkëlqim Muça, kanë bërë një sërë lëvizjesh gjatë merkatos verore. Emra të shumtë kanë hyrë e kanë dalë nga dyert e klubit vlonjat, ku ka pasur të kënaqur dhe të pakënaqur. Ndër të parët që është larguar ka qenë Gerhard Progni, i cili akuzoi edhe publikisht teknikun Muça për korrupsion në skuadër. Ndërsa fill pas tij u largua edhe sulmuesi kroat Pero Pejiç në drejtim të Skënderbeut, por vlonjatët nuk qëndruan duarkryq këtë herë.

Me ta kanë firmosur emra si: Gjergji Muzaka, Migen Memelli, Luko Biskup etj., por ende tekniku Muça pretendon se nuk e ka “blinduar” skuadrën për sezonin e ri futbollistik që do të startojë këtë javë. Megjithatë, për merkaton, kreu i pankinës së Flamurtarit në krahun e majtë të mbrojtjes kërkon të afrojë në skuadër kapitenin e Tiranës, Elvis Sinën.

Futbollistit në fjalë i ka përfunduar kontrata me bardheblutë, ndërsa është në kërkim të një pagese më të mirë në radhët e ekipit ku ka luajtur për 15-vjet me radhë. Për kreun e pankinës së Flamurtarit, krahu i majtë i mbrojtjes duket i dobët, edhe pse luan një futbollist i talentuar si Gledi Mici.

Edhe për presidentin Shpëtim Gjika, preferenca e parë në krahun e majtë të mbrojtjes mbetet Elvis Sina, por lojtari është në pritje të ofertës së Tiranës dhe e ka shtyrë përgjigjen përfundimtare për në fundjavë. Takimin e parë Flamurtari e luan kundër Bylisit në fushën neutrale të Beratit, ku i ka të gjitha shanset të marrë rezultatin më të mirë. Ndeshja do të luhet ditën e diel, në orën 17:00, e cila do të jetë përmbyllësja e javës së parë të Kampionatit të 74-ter, Kombëtar.


busy
komente