HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E martë, 26 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ne fokus/ Largimi i trajnereve kthehet ne mode ne Shqiperi
nga AlbaniaSoccer   E martë, 28 Gusht 2012 22:10   pdfShtypEmail

shkelqim_muca_trajner_dinamosFenomeni i largimit te trajnerëve, ne çdo kohe dhe vend e pa vend, është një nga problemet me shqetësuese te kampionatit shqiptar te futbollit ka dale ne pah qe ne javën e pare te superliges për këtë sezon. Perparim Daiu i Laçit dhe Shkëlqim Muça i Flamurtarit janë dy kokat e para te prera ne kohe rekord pas barazimeve respektivisht Kurbinasit me Kastriotin dhe vlonjatet ne Ballsh me Bylis.

E nëse i pari ka dhëne dorëheqjen për motive personale largimi i një prej teknikeve me te mire shqiptare Shkëlqim Muça ka qene aq sa befasues por edhe i pakuptimte.

I kontaktuar ne telefon nga Albaniasoccer.com tekniku kryeqytetas ka deklaruar se largimi i është komunikuar nga presidenti Gjika dhe nuk ka pasur asnjë shpjegim thjesht një prishje e kontratës pa konsensus dhe e njëanshme.

Presidenti Gjika ka deklaruar se nuk dëshiron te flasë për sportin. Ashtu siç do vit ne superligen shqiptare çdo skuadër ndërron nga dy deri ne tre trajner gjithmonë me dëshirën dhe veton e njërit apo tjetrit president.

Situata nuk është e mire edhe për ekipet e tjera. Spanjolli Rubio edhe pse ra dakord disa muaj me pare për kontratën e re akoma nuk ka firmosur me Tiranen. Shkak klauzola e klubit qe nëse nuk fiton titullin kampion do te ketë një ulje rroge.

Po kështu Edmond Gjoka i Apolonisë me te dy trajnerët qe takimin e pare te skuadrave te tyre e ndoqën nga tribuna, por largimi i trajnerëve është kthyer ne mode prej kohesh ne Shqipëri.

Ne prag te sezonit te ri plot 10 skuadra ndërruan trajner. Kampionet e Skënderbeut morën Mirel Josen, Laçi, Perparim Daiun, Apolonia Ernest Gjoken, Besa Ilir Dajen, Kastrioti Artan Mergjyshin, Kukesi Armand Cungun, Bylis Agim Canaj Tomori Kristaq Mile, Shkumbini Gugash Magani dhe Vllaznia Shpetim Duro. Vetëm 4 klube konfirmuan trajnerët Tirana Rubion, Teuta Hasan Liken, Luftetari Nevil Deden dhe Flamurtari Shkelqim Mucen.


busy
komente