Kategoria Superiore/ Skenderbeu-Apolonia 2-0 | ||||
|
Kampionet e vendit fitojne dhe ndeshjen e dyte te luajtur para tifozeris se tyre. Korcaret kane fituar paster me rezultatin 2-0. Te dy golat jane shenuar pjesen e dyte nga Plaku ne minute 57-te, nga pika e bardhe e penalltis dhe Orelesi ka dyfishuar ne te 64’. Pjesa I Mbrojtësi Radas dëmtohet qe ne minutat e para dhe nuk mund ta vazhdoj me lojen dhe ne vend tij aktivizohet Vrapi. Gjatë 20-minutave të para të kësaj pjese bie në sy dominimi total i lojës nga vendësit, por nuk mbeten duarkryq miqtë. Përmes kundërsulmit, Apolonia krijon alarm në portën e Orges Shehit, një zgjidhje taktike kjo e trajnerit Ernest Gjoka. Ky i fundit është ulur tashmë në stolin e Apolonisë, pasi ka depozituar në FSHF kontratën 2-vjecare me bardhejeshilët. Në minutën e 15-të ka drithërima në prapavijën korcare, teksa Rama për miqtë lëshon një goditje tepër të rrezikshme, me Shehin që detyrohet të tregojë vlerat e veta. Minuta e 22-të e afron ndjeshëm me golin Skënderbeun, teksa Dimo gjuan nga goditja e dënimit, ndërhyn portieri Mico me këmbë, në tentativë për ta larguar rrezikun nga zona e tij, por e shndërron atë në formën e një asisti për Plakun. Sulmuesi kryeqytetas, i vetëm me portën fierake, gabon në mënyrë të pabesueshme, duke mos e zhbllokuar dot rezultatin. Vetem ne minuten e 40-të te pjesës së parë që Pero Pejic të “bëhet i gjallë”, deri në atë moment në hije të plotë. Goditja e Lilajt nga distanca grushtohet nga portieri Mico, por pa e larguar përfundimisht rrezikun. Godet nga afër kroati Pejic, por shtylla e portës fierake i thotë “jo” golit të kampionëve të vendit. Në fundin e pjeses se pare dëmtohet edhe mbrojtësi Ditmar Bicaj, duke e detyruar Mirel Josën të bëjë zëvendësimin e dytë të detyrueshëm. Pjesa II Në minutën e dhjetë të pjesës së dytë Pero Pejic pengohet në mënyrë të parregullt nga mbrojtësi fierak, Cela, ndërkohë që kryesori Koci nuk heziton, tregon dorën nga pika e bardhë. Sebino Plaku gjuan saktë dhe shënon në portën e Micos dhe zhbllokon rezultatin. Korcaret clirohen nga ky gole dhe vetem pak minuta me vone mesfushori Orelesi shkarkon të djathtën e tij në këndin e majtë të portierit Mico, duke e dyfishuar rezultatin. Apolonia pavaresisht lojes se rende qe beri nuk mundi dot te dilte me pike nga fusha e Skenderbeut kampione. Korcaret renditen te paret me pike te plota duke qene pretendenten numer nje per fitimin e titullit kampione. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3335 |