HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E martë, 26 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kategoria Superiore/ Tirana ndalet nga Kastrioti, Laci fiton 1-0 ndaj Apolonise
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 22 Tetor 2012 13:28   pdfShtypEmail

kat-superioreTirana ka bërë një tjetër hap fals në fushën e saj në Superligën shqiptare të futbollit. Bardheblutë u ndalën në “Qemal Stafa” nga Kastrioti i Krujës në një përballje që përfundoi pa gola, pra 0-0. Sidomos pjesa e parë e ndeshjes ishte shumë e zbehtë dhe ekipi i trajnerit Lekbello u kujtua të luante vetëm në 20-minutat e fundit.

Rastet nuk munguan për të dyja palët, me Tiranën që goditi shtyllën dhe provoi më shumë drejt portës krutane, por edhe me një Kastriot që rrezikoi seriozisht në fund dhe që mund ta kishte shënuar golin e fitores. Ky barazim bën që Tirana të mbetet në kuotën e 13 pikëve pas 7 javëve, sasi pikësh që nuk i ngroh tifozët e saj.

Në Berat pati më shumë emocione, pasi pati 4 gola. Tomori e Vllaznia barazuan 2-2 dhe më të humburit në këtë përballje dolën shkodranët pasi kryesuan 2-0 jashtë fushe. Sulmuesi Vilfor Hysa shënoi që në minutën e parë për skuadrën mike, ndërsa në vazhdim lufta ishte e ashpër në një terren mjaft të përshtatshëm për futboll. Në fillim të pjesës së dytë Vllaznia shënoi edhe golin e dytë me anë të kapitenit Smajli që ekzekutoi saktë një 11-metërsh të dhënë në favor të ekipit të tij. Tomori arriti të shkurtonte diferencën shumë shpejt, që në minutën e 51-të duke pasur shpresë për barazimin. Autor i golit ishte Ofoje, ndërsa në vazhdim presioni i vendasve ishte i madh, por goli erdhi tepër vonë. Vetëm në minutën e parë shtesë Hysko arriti ta dërgonte topin në rrjetë.

Laçi fitoi 1-0 ndaj Apolonisë në fushën e tij. Ky sukses u arrit falë golit të shënuar nga i zakonshmi Emurllai 3-minuta para fundit të pjesës së parë.


busy
komente