Kategoria Superiore/ 11 trajnerë të larguar | ||||
|
Largimet e Nevil Dedes dhe Artur Lekbellos janë shoqëruar me dorëheqjen e Ernest Gjokës nga stoli i Apolonisë. Një vendim që konfirmon momentin delikat që po kalojnë pothuajse gjysma e skuadrave të Superligës, mbi të gjitha në krye të stolit. Gjika ka vendosur të largohet nga ekipi fierak pas ecurisë së dobët të skuadrës dhe faktit që në fund të tunelit duket se askush nuk po sheh dritë, për gjetjen e një zgjidhje dhe për të rritur shanset që skuadra të mbijetojë në elitë. Tekniku e la Apolonisë në vendin e parafundit në renditje, ndërsa barazimi 2-2 në shtëpi me Tomorin duket se solli edhe vendimin ekstrem. Bardhejeshilët nuk kanë fituar asnjë ndeshje në këtë kampionat, ndërsa hapi fals me rivalët direkt e bindi trajnerin se skuadra nuk ka shpresa të qëndrojë mes më të mirëve. Dorëheqja e Gjokës ka bërë që ai të jetë trajneri i 11-të që largohet nga pankinat e Superligës. Këtu llogariten edhe ata që kanë qenë teknikë të përkohëshëm si Ylber Zani te Laçi, apo Alban Tafaji te Tirana, edhe sepse ky i fundit u mandatua me të drejta të plota në stolin bardheblu. Në total, ndryshimet e 11 trajnerëve janë bërë në stolat e shtatë skuadrave, pra në gjysmën e ekipeve që konkurrojnë në Superligë. Tirana dhe Laçi mbajnë rekordin me tre emra të ndryshuar deri sa u arrit te teknikët aktualë, Tafaji e Shehu. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3415 |