Tirana/ Bardheblut në kaos | ||||
|
Tiranës janë zhytur në kaos pas rezultateve negative radhazi, daljes nga objektivat e sezonit, por edhe nga ndodhi të tjera jashtë fushe. Në të njëjtën kohë në zyra vijnë fletat e reja të gjobave të FIFA-s për kontrata të shkelura nga ish-drejtuesit, ndërsa në fushën e kompleksit “Skënder Halili” janë disa dhjetëra tifozë që protestojnë ndaj gjendjes. Pas protestës në stadium në ndeshjen e kampionatit ndaj Kukësit, tifogrupi “Tirona Fanatics” zgjodhi një tjetër fushë betejë, duke ndërprerë për një farë kohe seancën e radhës që trajneri Alban Tafaj do të zhvillonte me skuadrën bardheblu. Duke përfituar edhe nga mungesa e personelit të sigurisë që duhet të garantojë paprekshmërinë dhe sigurinë në ambientet e kompleksit, rreth 50 tifozë i kthyen shpinën lojtarëve duke dhënë mesazhin që simbolizohej me pyetjen “A punon njeri këtu?” Ndërkaq, gjobat e reja të ardhura në tryezat e drejtuesve kapin shumën prej rreth 85 mijë eurosh, pasi dy ish-lojtarë, Heples dhe Santos, kanë fituar gjyqin në FIFA. Tirana do të luajë të shtunën në fushën e Vllaznisë në Shkodër, në atë që është derbi më i vjetër i futbollit shqiptar, por edhe që mund të quhet pa frikë si “derbi i krizës”, me të dyja skuadrat në gjendje të rëndë. Një humbje do ta kompromentonte edhe më keq situatën e Tiranës, ndonëse trajneri Tafaj nuk rrezikon stolin pasi ai ka vetëm pak ditë që është caktuar në detyrë. Ndryshe është gjendja për kolegun e tij, trajnerin e Vllaznisë, Shpëtim Duro. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3176 |