Skandal/ Në Fier, policia dhunon një femër në stadium | ||||
|
Policia e Shtetit shqiptar këtë radhë ka tejkaluar çdo cak në tentativën për të mbajtur rend në stadiumet shqiptare. Në një kohë kur të gjithë mendojnë si të afrojnë femrat pranë futbollit në Shqipëri, një polic i Fierit ka treguar kulturën e tij duke nxjerrë zvarrë një tifoze femër nga stadiumi i qytetit. Në filmimin e siguruar nga mediat shqiptare shihet qartë punonjësi i policisë që tenton të largoje me dhunë tifozen në fjalë, pasi kishte larguar më parë dy tifozë të skuadrës së Teutës që luante ndaj Apolonisë vendase. Kjo situatë ka përshkallëzuar në përplasje mes tifozëve dhe policisë ku si zakonisht më të humbur kanë dalë tifozët pasi shumë prej tyre kanë përfunduar në komisariatin policisë. Ajo që është më absurde në këtë situatë, është se pavarësisht kësaj ngjarje dhe pamjeve filmike, askush nuk do të marr mundimin të dënojë personin që kreu këtë akt mjaft të turpshëm që njollos institucionin e policisë shqiptare, ndërsa ai do të vazhdojë i pashqetësuar të kryejë detyrën si “mbrojtës i rendit” në qytetin e Fierit. Kliko- Dhuna e policise ndaj vajzes ne stadiumin e Fierit "Lomi Papuçiu", (video) Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4056 |