HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E martë, 26 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Shkumbini/ Gugash Magani jep dorëheqjen
nga AlbaniaSoccer   E martë, 13 Nentor 2012 13:51   pdfShtypEmail

gugash_magani_thumb_flamurtariSuperliga vazhdon të mendojë për problemet e saj edhe në këtë javë me impenjime ndërkombëtare. Në fakt, në kampionatin elitar të futbollit në vend, vazhdojnë ndryshimet në drejtimin e skuadrave. I larguari më i fundit është trajneri i Shkumbinit, Gugash Magani.

47-vjeçari ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i skuadrës, e cila iu besua më 25 korrik 2012. Pas një ecurie shumë negative, prej të cilës peqinasit rrezikojnë seriozisht rënien një kategori më poshtë që prej sezonit 1994-1995 kur klubi ka debutuar në elitë, Magani vendosi të largohet vetëm pas katër muajve punë.


Në 10 javët e para të Superligës, Shkumbini renditet në vendin e 12 nga 14 skuadra me vetëm 7 pikë të grumbulluara. Pozicionimi në zonën “e ftohtë” të kalsifikimit ka ardhur për shkak të mungesës së kualitetit në skuadër, me ekipin që ka arritur vetëm një fitore.


Në 7 javët e fundit ekipi ka regjistruar tre humbje dhe 4 barazime, ndërsa Magani nuk ka pritur të paktën merkaton e janarit, por preferoi të hapte krahun. Tashmë, në vendin e tij përflitet Kristaq Mile.


Gugash Magani bëhet trajneri i 12-të që largohet nga stolat e skuadrave të Superligës. Ndërkohë, Shkumbini bëhet skuadra e tetë që humbet teknikun në këtë edicion dhe i shtohet klubeve si Tirana, Flamurtari, Teuta, Laçi, Kastrioti, Luftëtari e Apolonia që kanë ndryshuar trajnerë.


busy
komente