Kategoria Superiore/ Barazim dramatik në Berat | ||||
|
Ekipi i Luftetarit te Gjirokastrës u largua me nje pike pas përballjes me ekipin e Beratit ne futboll, pas nje goli ne minutat shtese te takimit. Ekipi beratas ende nuk ka arritur te marr tre-pikeshin e pare ne kete kampionat. Ka qene futbollisti Ofeje, i cili i ka dhene shprese Tomorrit per te marr fitoren e pare duke shenuar golin e avantazhit per Beratin, por ne minutat shtese te takimit, pas nje aksioni te skuadres gjirokastrite, Boci ka arritur te shenoje duke barazuar. Te vendësit mungonte kapiteni Mile, cka e detyroi trajnerin beratas t’i oientonte mesfushorët e krahut, Ofoje dhe Gjyla, në detyra ofensive, në përpjekje të dëshpëruara për ta gjetur golin. Duke qenë në një pozitë aspak të kënaqshme, teksa e shohin veten të fundit në klasifikim, të rrezikuar së tepërmi për mbijetesën, të besuarit e Muzhait kanë qenë tërë lojës në kërkim të suksesit, por ngarkesa e madhe psikologjike ka pasur ndikim pengues mbi ta. Diferenca prej gjashtë pikësh në klasifikim e bënte këtë sfidë tejet interesante, ku gjirokastritët tentonin distancimin më tepër nga beratasit, ndërsa këta të fundit lakmonin fitoren e parë në kampionat, cka do t’u jepte sadopak shpresë për largim nga zona e ftohtë e renditjes. GOLAT: Çarls 78′/ Boci 95′ TOMORI: Llani, Tafaj, Hysko, Rexha (Muzhai 72′), Karamani, Hodo, Elmazi (Paja 71′), Çarls, Arbri, Gjyla (Avdo 61′), Ouej Trajner: M.Muzhai LUFTËTARI: Selimaj, Nino (Zholi 84′), Beqiri, Sinani, Boci, Lluka (Stoja 38′), Mersini, Çaço, Nikoliç, Raboshta, Nora Trajner: E.Martini KARTONË TË VERDHË: Karamani 33′, Arbri 84′, Gjyla 93′(nga stoli)/ Boci 60′ VËZHGUES: Pajtim Aliko (Vlorë) DELEGAT: Astrit Maçi (Tiranë) GJYQTARET: B.Ziri, E.Veseli (Fushë-Krujë), M.Dervishi (Shkodër) Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3475 |