HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E martë, 26 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ne fokus/ Shqipëria, Kampione Bote në trukimin e ndeshjeve
nga AlbaniaSoccer   E premte, 30 Nentor 2012 08:32   pdfShtypEmail

shqiperiaÇdo thashethem i mundshëm për trukimin e ndeshjeve të futbollit në Shqipëri sot ka marrë konfirmimin përfundimtar me raportin e publikuar nga kompania ‘Sportradar’, lideri botëror në monitorimin e fluksit të parave në bastet sportive.

Sipas raportit të saj mbi manipulimet e ndeshjeve, vendin e parë në botë e zë Shqipëria, pasi skuadrat tona kanë rezultuar “me të kuqe” në plot 97 raste në pak më shumë se tre vite.

“Sportradar” ka siguruar të dhënat nga monitorimi i luhatjeve të koeficienteve në më shumë se 400 kompani bastesh ndërkombëtare, ku kanë figuruar edhe kuotimet e skuadrave shqiptare, kryesisht në aktivitete kombëtare për periudhën qershor 2009-nëntor 2012.


Në vendin e dytë gjendet Italia me 70 ndeshje të manipuluara, e ndjekur nga Moldavia (66), Estonia (46), Greqia (45), Rusia (42), Maqedonia (37), Bullgaria (35), Letonia dhe Lituania, të dyja me 31 ndeshje. Thuajse çdo vend i botës figuron në hartën e manipulimeve por më të “ndershmit” duket se janë vendet e Beneluksit me Belgjikën që ka vetëm një rast të ndeshur, Holandën 2 e Francën 2.


“Sportradar” ka analizuar një kampion prej 143472 ndeshjesh, në 596 turne të ndryshëm, duke arritur në konkluzionin se ka siguri 100% të 798 ndeshjeve, vetëm 0.56% e totalit të ndeshjeve të kontrolluara, por ku më shumë se 10% i përket vetëm Shqipërisë.


Në fakt, UEFA ka paralajmëruar vazhdimisht Federatën Shqiptare të Futbollit për raportet që i vijnë nga kompanitë e specializuara në identifikimin e ndeshjeve të manipuluara, por asnjëherë institucioni i futbollit nuk është vënë në lëvizje qoftë edhe për të lajmëruar zyrtarisht Prokurorinë që të fillojë një hetim të mundshëm.


Tani, raporti i “Sportradar” nuk lë më vend për dyshim dhe lëshon bombën e radhës në adresë të drejtuesve të futbollit shqiptar, të cilët duhet të marrin masa për parandalimin e këtij fenomeni, para se paralajmërimet e UEFA-s të kthehen në pezullime e përjashtime.


busy
komente