Kukësi/ Prezantohen tre përforcimet e skuadrës në merkaton e Janarit | ||||
|
Prandelli dhe Inzaghi zbarkojnë në Superligë. Nuk është shaka. Bëhet fjalë për dy prej përforëcimeve më të reja të Kukësit. Emrat janë të frikshëm. Megjithatë, Prandelli nuk është trajneri i Italisë dhe Inzaghi vetëm mbiemrin ka të përbashkët me ish-yllin e Juventusit dhe Milanit. Prandelli vjen në Shqipëri pas aventurës te belgët e divizionit të dytë, CS Vise, Dionigio Inzagi më parë luante në Portugali me Desportivo Chaves. Përkrah tyre, u prezantua edhe Serxhio Abdurahman, i rritur në ekipet zinxhir të AEK-ut të Selanikut. Ashtu siç e theksojnë edhe drejtuesit e Kukësit, këto tre blerje pritet të rrisin konkurrencën në sulm për objektivat dyshe në kampionat dhe në Kupë Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3363 |