Tirana/ Lojtarët bojkotojnë stërvitjen, pa rroga prej 3 muajsh | ||||
|
Lojtarët e Tiranës kanë bojkotuar stërvitjen në shenjë proteste. Të papaguar prej tre muajsh, futbollistët bardheblu kanë njoftuar trajnerin Nevil Dede për vendimin që kishin marrë dhe më pas janë larguar nga kompleksi “Skënder Halili”. Lojtarët e Tiranës kanë vendosur të mos stërviten dhe tani duhet pritur se cila do të jetë përgjigja e klubit për këtë protestë të paralajmëruar. Bardheblutë nuk kanë marrë ende rrogën e muajit dhjetor, janar dhe shkurt dhe tashmë nervat u janë sosur. Në prag është ndeshja me Flamurtarin dhe atmosfera te Tirana është aspak pozitive. Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3089 |