Kategoria Superiore / Tirana-Flamurtari 3-6 | ||||
|
Tirana është mundur turpshëm në shtëpi nga Flamurtari. Tre golat e shënuar nga bardheblutë në pjesën e parë janë zhvlerësuar nga pesë golat e vlonjatëve në pjesën e dytë. Takimi ka përfunduar në shifrat 3-6 në favor të miqve të cilët kanë shfrytëzuar problemet e brëndshme që bardheblutë po kalojnë. Pa Deden në stol, djemtë e drejtuar nga Ernest Gjoka ja kanë dalë të marrin tri pikë të cmuara e tani besojnë se do të jenë të tretët apo të dytët në fund të kampionatit për të realizuar objektivat. Tiranën e kanë hequr qafe e tani duhet të mendojnë për Vllazninë e Kukësin, skuadra që dëshirojtnë vëndin e tretë. Përsa I takon vlerësimeve, Muzaka ka qenë njeriu I takimit falë një dygolëshi spektakolar dhe një takimi të luajtur vërtetë bukur. Kryefjala e kësaj jave u luajt në “Selman Stermasi” dhe interesimi I tifozerisë vendase ishte I konsiderueshëm. Gjatë takimit pati incidente, pati protesta ndaj FSHF-së nga tifozët bardheblu dhe pati gjithashtu edhe atmosferë të nxehtë. Në fund, festuan miqtë nga Vlora. Kliko per skeden e ndeshjes Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3731 |