Perseri trazira ne ndeshjet e fundjaves | ||||
|
Diten e Shtune jane luajtur pjesa me e madhe e takimeve te Javes se 13-te per te dyja kategorite. ne Kategorine Superiore jane vezhguar trazira te shumta ne takimin Gramozi-Laci qe ka perfunduar me fitoren e skuadres mike nga Laci 2-1. Perseri, gjyqtaret kane qene protagonistet kryesore, ku inkopetenca e tyre profesionale ka shkaktuar acarrimin e ndeshjes. Gjyqtari Kridens Meta ka qene kryesori i ketij takimi, ku nuk ka hezituar te akordoje mbi 7 minuta shtese ne pjesen e dyte, pas pezullimeve dhe stopimeve te shumta te ndeshjes, tek ai ka hezituar te akordoje nje penallti ne favor te skuadres vendase, nderkohe qe ne minutat shtese, skuadrat kane shenuar nga nje gol secila. Ne Kategorine e pare, dy takimet ne Skrapar dhe ne Velipoje filluan me disa minuta vonese, pasi skuadrat mike nuk arriten ne Stadium vetem disa minuta perpara te fillimit te ndeshjes. Ne takimin Bylis-Kamza ka patur trazira gjate gjithe ndeshjes, tek vendasit kane realizuar nje gol pas nje penalltie te dyshimte ne ekstremin e pjeses se pare, nderkohe qe nje lojtar i skuadres se Kamzit eshte goditur me shishe ne koke nga tifozeria vendase. Kjo ka shkaktuar qe skuadra e Kamzes te mos dali ne kohen e duhur ne fushen e lojes ne pjesen e dyte, per proteste, por te shfaqet 5-10 minuta me vone. Gjate takimit, ka ndodhur edhe nje eveniment i pakuptimte, kur dy futbolliste te Kamzes, portieri Osmani dhe mbrojtesi Rada kane argumentuar deri ne degjenerim njeri-me tjetrin duke habitur te gjithe te pranishmit. Acarime ka patur edhe ne takime te tjera, por pa probleme. Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3810 |