Disiplina/ Tre milion leke gjobe Tiranes! | ||||
|
Tre milionë lekë të vjetra gjobë për Tiranën. Parrullat e tifozëve Fanatics në ndeshjen me Flamurtarin kundër FSHF-së janë konsideruar si fyese dhe për këtë motiv klubi bardheblu është gjobitur nga Komisioni I Disiplinës. Lajmi është bërë I ditur nga FSHF që fillimisht ka njoftuar drejtuesit e Tiranës për shumën që duhet të paguajnë. Tifozët bardheblu shpalosën disa banderola gjatë ndeshjes që u luajt në stadiumin “Selman Stermasi” duke ironizuar FSHF-në pas ngjarjeve të ndodhura në Kavajë, ku u godit trajneri Tiranës Nevil Dede. Enea Shtrepi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3284 |