Tirana/ Lulëzim Basha takon administratorin Alimehmeti | ||||
|
Kryetari I Bashkisë së Tiranës Lulëzim Basha ka gjetur kohë të merret edhe me skuadrën e futbollit. Të hënën paradite ai ka pritur në zyrën e tij të punës administratorin e ri të klubit bardheblu Krenar Alimehmeti. Me të ai ka folur për problemet që e shqetësojnë Tiranën dhe I ka premtuar se brënda pak ditësh do të bëj të mundur transferimin e një fondi që do të likuidojë shumë shpejt rrogat e prapambetura. Gjithashtu Basha I ka kërkuar shefit të ri të klubit të mendoj për afrimin e biznesit pranë klubit për të gjetur një tjetër zgjidhje që do të bëj të mundur kalimin e përhershëm të krizës financiare. Në këtë takim gjithçka ka shkuar mirë dhe Basha ka premtuar të rikthehet shumë shpejt në stadium për të ndjekur nga afër ndeshjet e skuadrës bardheblu. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3349 |