Kategoria Superiore/ Tomori e Luftëtari, humbje me aromë inferiore | ||||
|
Tomori I ka thënë mirupafshim Kategorisë Superiore duke rënë zyrtarisht në Kategorinë Inferiore. Beratasit janë mundur nga Bylisi me rezultatin 4-1 në një ndeshje që nuk u luftua. E luajtur në Ballsh, vendasit kanë shfrytëzuar momentin negativ të miqve për të shënuar katër gola në portën e tyre. Tomori nuk ka bërë rezistencë por ka mundur të shënoj golin e flamurit me anë të sulmuesit të spikatur në javët e fundit Mitraj. Golat për Bylisin I ka shënuar Arbri, Bakiu një dopietë dhe Prifti. Në Gjirokastër, Luftëtari ka pësuar humbjen e rradhës duke harruar çdo mundësi dhe shuar çdo shpresë për mbijetesë. Laçi ka testuar skuadrën përpara ndeshjes gjysëmfinale me Kukësin dhe Stavri Nica ka parë një ekip në formë që I është përgjigjur kërkesave të tij. Kurbinasit kanë shënuar tre herë në portën e Luftëtarit duke marrë një tre pikësh që më tepër vlen për statistikë pasi në kampionat nuk kanë më objektiva. Kapiteni Vucaj shënoi një dopietë ndërsa në fund të takimit Zefi realizoi golin e tretë. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3117 |