HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E hënë, 25 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ne fokus/ Mjeku i Kukesit Pertef Rusi goditet e bie pa ndjenja
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 18 Prill 2013 09:22   pdfShtypEmail

pertef_dhe_perli_rusiNgjarjet e dhunës pa sojnë njëra-tjetrën në futbollin shqiptar. E djeshmja ka qenë unike, teksa është sulmuar mjeku i një ekipi, dhe i biri, njëkohësisht mjek, është detyruar të shpëtojë babain e tij. Kanë qenë minutat e fundit të ndeshjes në Laç mes Laçit dhe Kukësit, kur futbollisti Hoxha i Kukësit është dëmtuar dhe dy mjekët e Kukësit, Pertef dhe Perli Rusi, babë e bir, kanë hyrë në fushë si zakonisht për të dhënë ndihmën mjekësore. Pas ndihmës mjekësore, Hoxha, sipas rregullores, duhej të dilte jashtë fushës dhe ndërkohë ishte kërkuar edhe barela. Por në atë moment që Hoxha po zhvendosej për të dalë jashtë, mjeku Pertef Rusi u ka thënë dy personave që mbanin barelën që nuk ka nevojë, pasi ka mundësi t'ia dalë vetë. Në atë moment, njëri nga dy personat e barelës e ka goditur Pertef Rusin, duke e lënë pa ndjenja. Janë dashur disa minuta për të sjellë në vete mjekun dhe këtë e ka bërë djali i tij, Perli, i cili njëkohësisht është edhe mjeku i ekipit kombëtar U-19.

Ngjarjen e tregon vetë Perli Rusi, i cili ka qenë jo pak i tronditur: "Kam disa vite që e ushtroj këtë profesion dhe nuk më kishte ndodhur një situatë e tillë. Kisha dhënë ndihmën mjekësore për të tjerët, por që të jepja ndihmë për babain tim në fushë, nuk më kishte shkuar ndërmend". Perli pohon gjithashtu se pothuaj gjatë gjithë ndeshjes janë hedhur sende të forta në fushë, madje vinin edhe nga tribuna. "Të vjen keq që ngjarje të tilla përsëriten. Në fakt, në Laç nuk është hera e parë që ndodh. Fatmirësisht, babai im ia hodhi paq, falë Zotit edhe pa pasoja, sepse menjëherë vajta në Spitalin Ushtarak dhe bëra një skaner, ku specialistët mjekë më thanë që vetëm i duhet të pushojë. Kur cenohet edhe profesioni i mjekut të futbollit, imagjinoni ju se çfarë ndodh në tribuna apo në korridoret e stadiumet", - mbyll rrëfimin e tij, mjeku Perli Rusi.


busy
komente