Erbim Fagu "asi" i Duros | ||||
|
Djali kryeqytetas Erbim Fagu eshte aktivizuar nga minuta e pare ne ndeshjen me Shkumbinin, por kjo nuk eshte ndonje cudi pasi gjithe ndeshjet e ketij kampionati ai i ka luajtur si titullar, por ate qe shume pak njerez e dine eshte qe ai ka qene i demtuar thuajse shumicen e ndeshjeve si edhe ne takimin e sotem dhe ka preferuar te jete ne sherbim te ekipit. Fagu ka qene lojtari me i mire per skuadren e Beses ne ndeshjen e sotme. Ai ka krijuar shume volum loje dhe ka derguar shume krosime nga krahu i djatht drejt zones se Shkumbinit ne drejtim te shokeve te tij. Ka qene pikerishte Fagu qe ka fituar penalltin qe u kthye ne gol nga kapiteni Mancaku. Erbim Fagu ndryshe per kete ndeshje mund te quhet dhe “ASI” i trajnerit Shpetim Duro pasi dihej rendesia e kesaj perballje dhe fitorja e domosdoeshme e kerkuar nga presidenti Bizhdili. Duke pasur dhe kater mungesa te rendesishme ne formacion kjo gje behej dhe me e veshtire, por Fagu duke pranuar te rrezikoj ja ka bere me te lehte trajnerit te tij arritjen e objektivit. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3966 |