HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E hënë, 25 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ne fokus/ Akuzat ndaj Bizhdilit, Besa bie nga Superliga ?
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 24 Prill 2013 22:30   pdfShtypEmail

Nexhat_bishdili1Besa dhe presidenti i saj Nexhat Bizhdili vërtet janë në telashe. Por nëse numri një i klubit kavajas mund të shpëtonte edhe me ndonjë gjobë, sado e majme të jetë, ekipi rrezikon shumë të bjerë nga kategoria, pra sezonin e ardhshëm të luajë në Kategorinë e Parë, kjo nga heqja e pikëve që mund të pësojnë kavajasit nga komisionet juridike të FSHF-së. Kjo, gjithmonë nëse do të vërtetohej akuza më e lehtë që tashmë Prokuroria ka ngritur ndaj presidentit të Besës, Nexhat Bizhdili, që është tolerimi, ose lënia apo fitimi i një ndeshjeje për shkak të miqësisë dhe ndereve, siç ka dalë nga organi i akuzës. Ndërsa vërtetohet trukimi, jo vetëm Besa që bie e sigurt, por edhe numri një i klubit verdhezi shkon në burg, të paktën sipas interpretimit të ligjit që është miratuar në vitin 2009. 

Denimi
Pse Besa bie nga Superliga? Nexhat Bizhdili njihet si personi juridik në krye të klubit të Besës dhe ndaj për momentin rëndojnë akuza të forta për trukim, por edhe akuza për tolerim, kthime nderesh ose lënie ndeshjesh për miqësi. Këtë në fakt e ka pranuar edhe vetë presidenti i ekipit kavajas. Por nëse me këtë akuzë të fundit ai mund të dënohej me një gjobë, ashtu siç e parashikon ligji, Besa ndërkohë do ta pësonte shumë. Sepse në lojë futet menjëherë Komisioni i Etikës dhe Komisioni i Disiplinës, të dy komisione të FSHF-së. Duke u vërtetuar akuza më e lehtë (nuk po flasim për akuzën e trukimeve, sepse aty Besa përfundon edhe më keq), në bazë të rregullo-res, Besës do t'i hiqeshin pikë, ku minimalisht janë -3 të tilla në rregullore, por mund t'i hiqen 6 apo 12, ose dënimi maksimal, që është rënie direkt një kategori më poshtë. 

Renditja
Po t'i hedhësh një sy renditjes, Besa rrezikon të bjerë edhe pa iu hequr pikë. Kavajasit ndodhen 4 pikë para Shkumbinit, por kanë një kalendar disi më të vështirë në 3 javët e mbetura të Kategorisë Superiore. Por nëse Besës minimalisht do t'i hiqeshin 3 pikë apo 6 të tilla, kavajasit vetëm mrekullia mund t'i shpëtonte. Besa do të ndeshet në transfertë me Vllazninë (e tregoi ndaj Teutës që nuk toleron), në shtëpi me Apoloninë (një ekip i rënë, por që luan fort) dhe në fund në Ballsh kundër Bylisit, që rrezikon vetë rënien. Ndërsa Shkumbini do të luajë ndaj Laçit në transfertë (kurbinasit nuk kanë objektiva), presin Tomorin e rënë dhe në fund shkojnë në Gjirokastër për t'u ndeshur me Luftëtarin, që luan me të rinj dhe i rënë nga Superliga.


busy
komente