HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E hënë, 25 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Merkatoja e Superliges/ Flamurtari synon dy lojtarë të Tiranës
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 25 Maj 2013 18:31   pdfShtypEmail

ilion_likaMerkato është kryefjala e futbollit tashmë dhe klubi më aktiv për momentin duket se është Flamurtari. Vlonjatët pasi kanë dështuar në arritjen e çdo objektivi në sezonin që sapo u mbyll po shpejtojnë të konturojnë ambicjet e tyre nën menazhimin e Ernest Gjokës. Kuqezinjtë kanë siguruar Dritan Smajlin dhe Ribajn.

Kapiteni i Vllaznisë ka nënshkruar në Vlorë një kontratë dy vjecare, ndërsa pranë firmës janë edhe Ilion Lika e Erion Dushku të Tiranës. Akordi me lojtarët është gjetur dhe për Dushkun, mbrojtësin e preferuar nga Gjoka, në skadencë kontrate me Tiranën nuk ka asnjë vështirësi. Më e komplikuar është çështja e Ilion Likës. Portieri 33 vjecar duhet të zgjidhë kontratën me Tiranën, që skadon në qershor 2014.

Nuk mbetet pas Vllaznia, por në Shkodër vazhdon të mbizotërojë politika e shtëpisë. Kuqeblutë janë në ndjekje të dy pedinave tepër të rëndësishme në mesfushë- Erjon Vucaj i Lacit dhe Gilman Lika i Tiranës. Klubi kuqeblu është fare pranë transferimit të kapitenit shkodran të kurbinasve. Me 8 gola në 24 prezenca, Vucaj ka gjetur akordin me klubin, por pengesë mund të jetë prezenca në Europa Ligë e Lacit, që mund ta vonojë kalimin e mesfushorit në Loro Borici. Kjo edhe sepse 22 vjecarit i përfundon kontrata me Laçin pas impenjimeve në këtë kompeticion.

Tekniku, Artan Bushati, megjithatë nuk kënaqet dhe po synon fort rikthimin e Gilman Likës. Tekniku shkodran dështoi ta merrte lojtarin në janar, kur Lika rinovoi me Tiranën, por shpreson ta bëjë këtë gjë në startin e sezonit të ri, ku Vllaznia kërkon të jetë protagonist. Vështirësia në këtë operacion është se për 26 vjeçarin interesohet edhe Flamurtari, ku tekniku Gjoka kë vënë veton për transferimin e mesfushorit.

I rikthyer në Superligë Partizani kërkon të mos kthehet më nga aty ku erdhi dhe për këtë drejtuesit e klubit janë koshient se duhet një merkato e fortë. Alban Hoxha është i pari që ka firmosur me të kuqtë. Portieri i Besës, pas një sezoni pozitiv në Kavajë, ka nënshkruar për dy vjet me kryeqytetasit. Por lëvizjet kryesore kalojnë në aksin Tiranë-Kukës, ku Roland Peqini, Igli Allmuca dhe Rrahman Hallaci janë objektivat kryesorë të Partizanit.


busy
komente