Lëvizjet/ Morina bën të përplasen Tiranën me Skënderbeun | ||||
|
Një ditë pas prezantimit zyrtar në Korçë, Tirana dhe Skënderbeu janë përfshirë në polemika me njëra tjetrën për sulmuesin e talentuar Mario Morina. Korcarët i dhanë një fanellë dhe e prezantuan para mediave por Tirana nuk heq dorë prej tij pasi ka një kontratë me të edhe për sezonin e ardhshëm. Me një deklaratë për shtyp skuadra nga kryeqyteti ka akuzuar si të pandershme sjelljen e Skënderbeut dhe ka vendosur të gjobisë të riun Morina për veprimin e gabuar të bërë. Sulmuesi e ka dërguar cështjen në FSHF për të zgjidhur kontratën pasi nuk është paguar rregullisht por Tirana as që ka ndërmënd të tërhiqet prej tij. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3073 |