Vllaznia/ Del ne skene mashtrimi me malazezet | ||||
|
Disa dite me pare Vllaznia prezantoi tre futbolliste malazez te cilet firmosen per kuqeblute. Te merkuren ka dale ne skene mashtrimi i zbuluar nga tifozet shkodrane. Nje nga tre lojtaret e prezantuar per mediat si lojtar i Vllaznise, ka firmosur per nje skuader austriake. Behet fjale per Balsa Bozovic lojtar i skuadres se Zetes qe ka vendosur te luaj ne Austri per ekipin e Lustenaut. Tifozet shkodran kane akuzuar drejtuesit me ne krye presidentin Agron Cela si fajtorin e mashtrimit te madh me Vllaznine qe premtohet ne media dhe me pas perdoret vetem per fushate elektorale. Bozovic sipas drejtuesve kuqeblu firmosi nje kontrate nje vjecare per Vllaznine kur ne fakt ai dje eshte bere zyrtarisht pjese e skuadres austriake. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3062 |