Miqësore/ Skënderbeu – Volga 0-2 | ||||
|
Skënderbeu është mundur në miqësoren e tretë rradhazi. Skuadra ruse e Vollgës ka mposhtur kampionët e Shqipërisë me rezultatin 2-0. Nën drejtimin e Josës, Skënderbeu nuk po gjen veten në miqësoret austriake ku në tre takime ka pësuar 11 gola pa mundur të shënoj asnjë. Kroati Pero Pejiç është vënë në shinjestër pasi nuk po tregon asgjë nga cfarë pritet prej tij. Në këtë ndeshje Skënderbeu ka aktivizuar më të mirët por sërish humbja nuk është shmangur. Korcarët do të qëndrojnë në Austri edhe për disa ditë të tjera dhe do të luajnë edhe tre takime miqësore përpara se të ndeshen me skuadrën e Nefci Bakus në Champions League. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 3207 |