HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E hënë, 25 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Champions League/ Skënderbeu në Azerbajxhan, për kualifikim
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 15 Korrik 2013 22:20   pdfShtypEmail

skenderbe newPo vjen edhe ora e për balljes së Skënderbeut në Europë. Hera e tretë radhazi që ekipi korçar do të masë forcën e tij në Ligën e Kampioneve dhe kurba ka qenë në ngjitje në fakt. Pas eliminimit në vitin e parë pa shënuar gol me APOEL të Nikosias, vjet u shpresua shumë pas fitores 1-0 në Korçë ndaj Debrecenit, një ëndërr që u shua në kthim. Dhe ja, ka ardhur momenti i përballjes së tretë në Champions League. E treta e vërteta thonë. A do të jetë kështu për ekipin kampion të Shqipërisë? Skënderbeu me këtë mision është nisur sot drejt Azerbajxhanit, teksa në orën 9:00 paradite ka lënë tokën shqiptare, pasi pasnesër në orën 18:00, do të ndeshet me kampionët azerë të Neftçi Bakusë, ku ndeshja e parë përcakton jo pak gjëra.

Trajneri
Këtë vit detyra e kalimit të turit të parë ka rënë mbi shpatullat e trajnerit Mirel Josa, i cili ka punuar gjatë me ekipin edhe në fazën përgatitore. Ja si shprehet ai: “Çdo ndeshje në Ligën e Kampioneve është e vështirë. Kundërshtari është një ekip që ka bërë progres të madh në sezonet e fundit, më i shëndoshë financiarisht, por kjo nuk do të thotë se ne jemi dorëzuar. Kemi synimet tona dhe do të bëjmë lojën tonë, pavarësisht vështirësive. Nëse arrijmë të marrim një barazim, do të ishte shumë mirë, sidomos nëse arrihet edhe me gola ky barazim. Kjo nuk do të thotë se ne nuk duam të fitojmë, por ky do të ishte objektivi ynë. Do të luajmë më shumë në mbrojtje, këtë di të them dhe nëpërmjet kundërsulmit do të përpiqemi të shënojmë”.

Skema
Pak a shumë mund të themi që formacioni i Skënderbeut është zbuluar, me ndonjë ndryshim të vogël. Shehi në portë dhe përpara tij, në qendër të mbrojtjes Gvozdenoviç dhe Radas. Në krahun e majtë Arapi dhe në të djathtën Souza. Në mesfushë, për herë të parë Shkëmbi është parë përpara mbrojtjes, pra disi më i tërhequr, ndërkohë që Orelesi dhe Lilaj kanë qenë në qendër të mesit të fushës dhe nga krahët, Lika nga e majta dhe Sefa nga e djathta. Në sulm i vetëm ka qëndruar Pero Pejiç dhe sipas kësaj skeme, 4-1-4-1, Josa është i kënaqur dhe pretendon të marrë të paktën një barazim në ndeshjen e parë. Duket qartë që Skënderbeu në Baku do të mendojë më shumë për t’u mbrojtur dhe me këta emra lojtarësh që ka në përbërje, objektivi mund të arrihet, që Skënderbeu do të mos pësojë gol.

Kundërshtari
Neftçi Baku është favorit jo vetëm sepse luan në shtëpi, por duket nga koeficientët e vendosur, përbërja e ekipit, eksperienca më e madhe në Europë dhe më kryesorja, financat, që i ka më të larta se Skënderbeu. Neftç ka luajtur 42 ndeshje europiane, nga këto 16 ndeshje në Ligën e Kampioneve, kundrejt 4 të Skënderbeut. Neftçi ka kaluar edhe ture në Europë, ndërsa kampionët e Shqipërisë ende jo. Futbollisti më me vlerë te kampionët e Azerbajxhanit e kalon shifrën e 600 mijë eurove, ndërsa te Skënderbeu shkon deri në 300 mijë euro kartoni. Pra, dukshëm që dy ekipet kanë diferenca.


busy
komente